
Vendi ynë gjatë ditëve të para të javës do të mbetet nën ndikimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike, duke u karakterizuar kryesisht me diell dhe me temperatura të larta në vlerat maksimale.
Nga dita e Mërkurë, pritet shtim i vranësirave, të cilat do të gjenerojnë edhe reshje lokale shiu, ndërsa në zona të caktuara mund të jenë në formë të rrebesheve afatshkurtër.
Vranësirat dhe reshjet lokale të shiut do të vazhdojnë edhe të Enjten, ndonëse më të pakta, e po ashtu pritet gradualisht te shtrihen masat e ftohta.
Nga dita e Premte e në fundjavë, moti do të karakterizohet me diell e vranësira të pakta, ndërsa mëngjeset dhe netët do të jenë mjaft të ftohta, si pasojë e masave të ftohta polare.
Era do të fryjë drejtimesh të ndryshme, e cila kohë pas kohe pritet të jetë e fuqishme, e sidomos të Mërkurën në rajonin e Gjakovës, me shpejtësi 20-60 km/h!
Temperaturat minimale do të lëvizin prej -8 deri në 5°C, ndërsa ato maksimale prej 2 deri në 16°C. /MeteoKosova/