BallinaKosovë

Java me mot të paqëndrueshëm: reshje, rrufe, rënie temperaturash dhe momente me diell, ja detajet

Gjatë kësaj jave, vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e kushteve të paqëndrueshme atmosferike, si pasojë e masave më të ftohta dhe të lagështa që vijnë nga veriu i kontinentit. Gjithashtu, vlen të theksohet se gjatë javës pritet të ketë edhe grimca të pluhurit saharian, me ç’rast reshjet do të përzihen me baltë.

Nën këto kushte, dita e sotme u karakterizua nga diell, vranësira dhe mot i ngrohtë, ndërsa në zona të caktuara pati reshje të pakta shiu.

E marta do të vijojë me diell dhe vranësira, ndërsa lokalisht priten rrebeshe të izoluara shiu, sidomos në zonat jugore dhe juglindore. Gjatë mbrëmjes, reshjet pritet të intensifikohen dhe të shtrihen në zona të tjera të vendit, ku do të shoqërohen lokalisht edhe me shkarkesa rrufesh.

Prej të mërkurës e deri të premten parashikohet mot me diell dhe vranësira, me rrebeshe lokale shiu të shoqëruara me shkarkesa rrufesh.

Të shtunën, një zonë e presionit të ulët atmosferik me origjinë nga Afrika Veriore do të lëvizë në drejtimin tonë, duke sjellë reshje më intensive. Në kombinim me masat e ftohta ajrore, kjo do të sjellë një ulje të ndjeshme të temperaturave, nën vlerat mesatare për këtë periudhë të vitit.

E diela parashikohet me vranësira dhe intervale me diell, ku mund të ketë reshje të izoluara shiu.

Era do të fryjë kryesisht nga drejtimi i perëndimit dhe jugperëndimit, dhe herë pas here pritet të jetë mjaft e fuqishme, me shpejtësi prej 15 deri në 60 km/h.

Temperaturat minimale do të lëvizin nga 5 deri në 13°C, ndërsa ato maksimale nga 14 deri në 25°C. /MeteoKosova/

Related Articles

Back to top button
sqAlbanian
Close

Adblock Detected

Ju lutemi te fikni Ad Blocker!