BallinaKosovë

Fronti i ftohtë drejt nesh, sonte dhe të nesërmen reshje të dendura bore. Trashësia deri në 25 cm në ultësira

Edhe dita sotme u karakterizua me diell e vranësira dhe mjaft e ngrohtë për këtë periudhë kohore, ku temperaturat maksimale kanë arritur deri në 16°C apo 17°C në shkallë vendi. Në zona të caktuara ka reshje të izoluara shiu.

Në orët vijuese, pritet të arrijë fronti i ftohtë nga veripëndimi i kontinentit, duke sjellur fillimisht reshje në formë të shiut apo shiut që ngrihet dhe menjeherë pritet e gjitha të shndërrohet në borë. Pra, deri pas mesnate reshjet e borës do të përfshijnë të gjithë vendin.

Dita e shtunë parashikohet me mot të vranët dhe me reshje bore, të cilat kohë pas kohe dhe lokalisht do të jenë të fuqishme.

Reshjet më intensive parashihen në jug dhe jugperëndim të vendit, ndërsa trashësia totale në shkallë vendi në ultësira parashihet prej 5 deri në 25 cm, e në zona të caktuara edhe më shumë. Në zonat e thella malore në jug, jugperëndim dhe perëndim parashihet rreth 60 cm borë e re.

Temperaturat do të jenë në vlera negative në të gjithë vendin, prej -3 deri në -0°C.

Reshjet ndërpriten në orët e para të 24-orëshit të ditës së diel, e më pas dita do të vijojë e kthjellët por ftohtë. Temperaturat minimale prej -7 deri në -5°C, ndërsa ato maksimale prej 0 deri në 3°C. Në mbrëmje temperaturat ulen rreth -10°C. /MeteoKosova/

Related Articles

Back to top button
sqAlbanian
Close

Adblock Detected

Ju lutemi te fikni Ad Blocker!