BallinaBotë

Evropa në valën e zjarrit: Pas Francës që kapi vlerën deri në 45°C, Gjermania drejt rekordit historik në fundjavë, deri në 43°C

Evropa Perëndimore po vazhdon të përballet me një nga valët më të fuqishme të të nxehtit të viteve të fundit, e shkaktuar nga një kupolë e fuqishme e nxehtësisë që ka mbuluar pjesë të mëdha të kontinentit.

Francë, temperaturat kanë arritur deri në 44.6°CBordeaux (Paulin), sipas raportimeve lokale, ndërsa në shumë rajone të tjera janë regjistruar vlera mbi 40°C, duke sjellë një situatë të jashtëzakonshme për muajin qershor.

Sipas shërbimeve meteorologjike, në disa zona të vendit janë regjistruar edhe 43–44°C të konfirmuara, ndërsa Franca mbetet shumë pranë rekordeve historike kombëtare. Rekordi absolut i vendit është 46.0°C, i regjistruar në vitin 2019 në Verargues.

Vala e të nxehtit ka sjellë edhe pasoja serioze në terren, me dhjetëra viktima të raportuara, si pasojë e ekspozimit ndaj temperaturave të larta dhe incidenteve të ndryshme gjatë përpjekjeve për freskim. Autoritetet në disa rajone kanë aktivizuar alarmet më të larta për vapë ekstreme dhe masa emergjente për mbrojtjen e popullsisë.

Ndërkohë, kjo masë e nxehtë ajrore po zhvendoset drejt Evropës Qendrore, ku në Gjermani pritet temperatura deri në 43 apo 44°C gjatë fundjavës, një nivel që do të tejkalonte rekordin historik prej 41.2°C, i regjistruar më 25 korrik 2019Tönisvorst dhe Duisburg-Baerl.

Kjo situatë tregon qartë intensitetin e lartë të kësaj vale të nxehtit, e cila po shtrihet në një pjesë të madhe të Evropës, duke krijuar kontraste ekstreme dhe kushte të rrezikshme atmosferike. /MeteoKosova/

Related Articles

Back to top button
Close

Adblock Detected

Ju lutemi te fikni Ad Blocker!