
Pas shpërthimit të madh vullkanik që ndodhi në ishujt Tonga në Oqeanin Paqësor Jugor.
Vala e këtij shpërthimi ishte aq e madhe sa arriti edhe në Evropë dhe u regjistrua nga stacionet meteorologjike dhe nga vendi ynë!
Shpërthimi ndodhi në orën 04:10 të mëngjesit të së Shtunës me orën tonë lokale dhe stacioni personal meteorologjik në Gjilan regjistroi valët tronditëse rreth orës 21:00 të së Shtunës dhe në orën 01:00 të mëngjesit të së Dielës.

Distanca nga shpërthimi e deri tek ne është rreth 17.200 km, ndërsa shpejtësia e valës troditëse (sonike) ishte 1400 km/h!

Gjëja më interesante është se u regjistruan dy luhatje në vlera barometrike, për faktin se kjo është e njëjta valë, vetëm njëra erdhi më shpejt nga perëndimi jonë, me të cilin jemi më afër si dhe tjetra më vonë nga lindja. /MeteoKosova/