BallinaKosovë

Deri të mërkurën mot kryesisht me diell dhe i nxehtë, nga dita e enjte rrebeshe lokale e shkarkesa rrufesh

Gjatë kësaj jave, deri të mërkurën, moti pritet të jetë kryesisht me diell dhe i nxehtë.

enjten, masa të lagështa me origjinë nga Oqeani Atlantik do të arrijnë në rajonin tonë përmes Italisë. Nën këto kushte, pritet të ketë vranësira të shpeshta, të cilat herë pas here mund të sjellin rrebeshe lokale shiu dhe shkarkesa rrufesh.

Nga e premtja deri në fundjavë, moti parashihet me diell dhe vranësira, ndërsa në zona të caktuara pritet të ketë rrebeshe shiu të shoqëruara me disa shkarkesa rrufesh.

Era do të fryjë nga drejtime të ndryshme dhe herë pas here pritet të jetë mjaft e fuqishme, me shpejtësi prej 15–55 km/h.

Temperaturat minimale do të lëvizin prej 13 deri në 18°C, ndërsa ato maksimale prej 23 deri në 32°C. /MeteoKosova/

Related Articles

Back to top button
Close

Adblock Detected

Ju lutemi te fikni Ad Blocker!