
Muaji gusht ka nisur me diell dhe temperatura të larta, ndërsa kushte të tilla do të mbizotërojnë edhe gjatë kësaj jave, me përjashtim të pjesës së dytë të saj, kur pritet të ketë paqëndrueshmëri të lehtë në kushtet e motit.
Si rrjedhojë, nga dita e hënë deri të mërkurën moti do të karakterizohet kryesisht me diell, ndërsa nga dita e enjte e deri në fundjavë priten herë pas here vranësira më të theksuara gjatë ditës, të cilat mund të gjenerojnë ndonjë rrebesh të izoluar shiu, të shoqëruar me ndonjë shkarkesë elektrike.
Era do të fryjë nga drejtime të ndryshme dhe herë pas here pritet të jetë e fuqishme, me shpejtësi prej 15-47 km/h.
Temperaturat minimale do të lëvizin prej 13 deri në 20°C, ndërsa ato maksimale prej 32 deri në 36°C. Në fundjavë, sidomos të dielën, ka tendencë për ulje të lehtë të temperaturave. /MeteoKosova/



