BallinaKosovë

Ulje e theksueshme e temperaturave dhe reshje shiu, ja çfarë pritet të ndodh në ditët vijuese

Ndonëse jemi në mes të Tetorit, e temperaturat po vazhdojnë t’i ngjajnë stinës së verës, duke arritur deri në 28°C në shkallë vendi.

Edhe dita e diel do të karakterizohet me diell dhe vranësira të pakta gjatë ditës, ndërsa gjatë orëve të pasditës dhe mbrëmjes pritet të ndryshojë ndjeshëm situata meteorologjike, si pasojë e depërtimit të ftohtë, duke sjellur ulje të theksueshme të temperaturave dhe reshje lokale shiu.

Këto masa të ftohta pritet të fuqizohen në fillim të javës së ardhshme, sidomos të martën, kur edhe pritet të jetë dita më e ftohtë e javës, me minimale prej 3°C, ndërsa ajo maksimale prej 11-16°C.

Nën këto kushte, moti do të karakterizohet me vranësira dhe intervale me diell, e lokalisht priten edhe reshje lokale shiu.

Nga dita e mërkurë temperaturat do të shënojnë ngritje graduale, përderisa vranësirat e shpeshta dhe reshjet e dobëta do të mbesin prezente.

Pjesa e dytë e javës do t’i rikthej sërish temperaturat e larta dhe intervalet më të gjata me diell, ndërsa në zona të caktuara priten reshje të izoluara.

Dita më e ngrohtë parashihet dita e premte, ndërsa një rënie e lehtë e temperaturave parashihet në fundjavë. Temperaturat maksimale të premten pritet të arrijnë prej 23-27°C.

Gjatë javës parashihet kohë pas kohe edhe prani e mjegullës, sidomos gjatë orëve të natës dhe mëngjesit. /MeteoKosova/

ARTIKUJ TË NGJASHËM

Back to top button
en_USEnglish
Close

Adblock Detected

Ju lutemi te fikni Ad Blocker!